Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Për çka po hyjnë kredi kosovarët? – raporti i BQK-së shpjegon arsyet kryesore

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka publikuar disa të dhëna interesante rreth llojit të kredive që po mbizotërojnë në sektorin bankar në Kosovë.

Në tremujorin e parë të vitit 2022 vërehet një rritje e kërkesës për kredi nga qytetarët pët ta financuar konsumin, si dhe për blerjen e shtëpive.

Këto dy lloje të kredive kanë shënuar rritjen më të madhe, sipas raportit “Anketa e Kreditimit Bankar” të publikuar së fundi nga BQK.

“Nëse e zbërthejmë kërkesën kreditore sipas llojeve të kredive për ekonomitë familjare, rezulton që kërkesa për kredi konsumuese shënoi rritje me indeks pozitiv prej 0.22, ndërsa kërkesa për kredi për blerjen e shtëpive shënoi rritje me indeks pozitiv prej 0.18”, thuhet në raport.

Saktësisht, pesë banka, sipas BQK-së, kanë raportuar për rritje të kërkesës për këto dy lloje të kredive.

“Nëse krahasojmë rezultatet aktuale të kërkesës për kredi me pritjet e bankave të deklaruara në anketën e kaluar për të njëjtën periudhë, niveli aktual i rritjes së kërkesës është më i lartë për të dy llojet e kredive”.

Sipas raportit, faktorët që ndikuan pozitivisht dinamikat në kërkesën për kredi ishin nevoja për financimin e shpenzimeve të konsumit dhe në një nivel të ulët pozitivisht ndikoi edhe perspektiva e tregut të patundshmërive.

Këto dy lloje të kredive i prijnë listës si më të kërkuararat nga klientët bankar në Kosovë edhe sipas një ankete të Institutit GAP.

53 për qind e respodentëve janë deklaruar për llojin e kredisë konsumuese/ personale, ndërsa e dyta në listë është “Kredi për blerjen e shtëpisë” me 17 për qind. 6 për qind janë deklaruar se kanë hyrë kredi për të blerë veturë dhe po kaq kredi për zgjerimin e biznesit. /Buletini Ekonomik

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara