Përfaqësuesja U21 filloi përgatitjet për ndeshjen me Anglinë

Përfaqësuesja U21 e Kosovës ka filluar sot përgatitjet për ndeshjen kundër Anglisë U21, e cila do të zhvillohet më 4 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në stërvitjen e parë përzgjedhësi Rafet Prekazi dhe ndihmësi i tij, Erdogan Celina kanë pasur në dispozicion 13 futbollistë, derisa pjesa tjetër e futbollistëve do t’i bashkohen ekipit në stërvitjen e nesërme.

Të pranishëm në stërvitjen e kryer në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas ishin: Florian Smakiqi, Agron Kolaj, Leart Sadriu, Kreshnik Hajrizi, Kastriot Selmani, Arb Manaj, Valmir Veliu, Hajdin Salihu, Patriot Sejdiu, Ismet Lushaku, Leonat Vitija, Ermal Krasniqi dhe Blendi Baftiu.

Ndërkohë, përzgjedhësi Prekazi ka ftuar edhe një futbollist për këtë grumbullim dhe ai është Altin Kryeziu i skuadrës italiane SPAL.

Përfaqësuesja U21 do të mbajë stërvitjen e radhës nesër në të njëjtin stadium në orën 17:30.

Telegrafi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara