“Përkushtimi që nuk njeh lodhje” – mesazhi i kryetarit Bali Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh prekës e plot emocion për qytetarët, duke theksuar se shërbimi ndaj tyre është mision dhe obligim moral që buron nga sakrifica e bashkëluftëtarëve dhe ëndrrat e secilit qytetar për një jetë më të mirë.

“Kurrë nuk e mendoj lodhjen. Ua kam borgj bashkëluftëtarëve përkushtimin. Obligim të gjithëve, dhe secilit që e ëndërron jetën dhe mirëqenien për familjen dhe shoqërinë”, ka shkruar Muharremaj, duke treguar se çdo hap i tij në punën publike udhëhiqet nga përgjegjësia dhe besnikëria ndaj qytetarëve.

Ai ka theksuar se e ndjen veten me fat që çdo ditë i shërben kërkesave të qytetarëve të tij dhe bashkë me ta punon për të gjetur zgjidhje, me qëllim që Suhareka të jetë një vend ku jeta është më e mirë për secilin.

Ky mesazh është përjetuar si një reflektim i sinqertë i udhëtimit të tij politik e njerëzor, ku puna dhe përkushtimi ndaj njerëzve vendosen mbi gjithçka tjetër.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara