Përurohet “Shtëpia e të Moshuarve” në Gjinoc, projekt i shoqatës “Jetimat e Ballkanit”

Në prani të kryetarit të Suharekës dhe shumë qytetarëve, është përuruar “Shtëpia e të Moshuarve” nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”.

Kryetari i kësaj shoqate, Halil Kastrati, ka falënderuar të gjithë donatorët për realizimin e projektit jetësor.

Ai, ndërtimin e kësaj shtëpie e ka quajtur “projekti i jetës time”

“Sot jam me plotë emocione dhe nëse gaboj në fjalimin tim mos ma zini për të madhe. Ky ka qenë projekti i jetës time, e falënderoj Zotin dhe juve për realizimin. Gjatë kësaj dekade të veprimtarisë tonë bamirëse si shoqatë dhe si person jam përballur me situatë të ndryshme qoftë ekonomike, shëndetësore dhe sociale të qytetarëve anë e kënd Kosovës”, tha ai.

Më tej tregoi se iniciativa për për ndërtimin e kësaj shtëpie kishte ardhur kur gjeti të vdekur një të moshuar për të cilin ishin duke u përkujdesur.

“Prekëse, rrëqethëse dhe të pa kapërditshme janë rrëfimet e të moshuarve tanë që nuk kanë shijuar mundësinë të jenë prindër. Po i ndaj dy momente që ishin vendimtare që të mendoj për një projekt si ky. Ne përkujdesemi për të moshuar pa përkujdesje dhe çdo muaj i furnizojmë me gjëra ushqimore. Njërin nga pleqtë që e vizituam kishe ndërruar jetë pa e parë askush dhe me sy hapur”, u shpreh ndër të tjera Kastrati.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara