Në shënim të 26-vjetorit të Çlirimit të Kosovës, Kryesia Qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e udhëhequr nga kryetari Hysni Gucati, ka ndarë mirënjohje për pesë veteranë të dalluar nga dega e Suharekës.
Me këtë rast, u vlerësua kontributi i jashtëzakonshëm dhe përkushtimi i tyre në rrugën drejt lirisë, duke qenë gjithmonë shembull i sakrificës dhe qëndresës. Të nderuarit me mirënjohje janë:
- Halil Krasniqi
- Shyqeri Gashi
- Nebih Trolli
- Muhamet Morina
- Fatmir Balaj
Këto mirënjohje janë një simbol nderimi për angazhimin e tyre gjatë luftës çlirimtare dhe pas saj, në ruajtjen e vlerave të UÇK-së dhe mbrojtjen e dinjitetit të veteranit.
“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit! Respekt të thellë për çdo luftëtar të lirisë,” thuhet në njoftimin e degës së Suharekës së OVL-UÇK-së, të udhëhequr nga kryetari Sejdi Elezi.







