Plaçkitet shtetësja Zvicërane, polici nga Suhareka befason me gjestin e tij

Të martën rreth orës 11:30 ankuesi mashkull shtetas zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW  ngjyrë hiri me targa vendore.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj, ka treguar se shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë i cili me një grup të organizuar ka plaqkitur shtetasen duke i marr dy telefona, para të gatshme, dokumentat dhe gjithçka që ajo kishte.

Pastaj e njejta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane.

Në foto polici Blerim Kuqi

Ndërsa në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, fillimisht është arrestuar i dyshuari i parë më pastaj në orët e vona edhe i dyshuari tjetër i cili kishte tentuar të largohej nga Kosova, shkruan SuharekaOnline.

Gjësendet e shtetases zvicerane janë gjetur dhe i janë kthyer, ndërsa e njëjta sot është pajosur me dokumentacion të ri në ambasadën zvicerane dhe sonte do të udhëtojë për Zvicër.

Një punë profesionale ka treguar edhe Policia e Kosovës në Suharekë që është për çdo lavdatë, duke reaguar shpejtë dhe duke arrestuar të dyshuarit brenda pak orëve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara