Një rast i pazakontë është regjistruar mbrëmë në fshatin Topanicë të Kamenicës, ku një i moshuar është kapur me armë pa leje.
Sinjali mëson se Policia ka pranuar informacione se një 93-vjeçar posedonte armë zjarri dhe pas veprimeve hetimore ka ndërhyrë në shtëpinë e tij.
I dyshuari është identifikuar si Rexhep Morina, tek i cili është gjetur një revole e modelit CZ Çekosllovakia, kalibër 7.65 mm, si dhe 14 fishekë të të njëjtit kalibër.
Arma dhe fishekët janë sekuestruar nga Policia në cilësinë e provave materiale. I moshuari është shoqëruar për procedura të mëtejme dhe është intervistuar në prani të autoriteteve kompetente.
Pas konsultimit me Prokurorin, është iniciuar rasti penal për veprën “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
