Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Policia arreston një person të dënuar në Suharekë e dërgon në vuajtje të dënimit në Hajvali

Policia e Suharekës ka ekzekutuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prizren, duke arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit personin e dënuar S.S., 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc.

“Me datë 20.11.2025, Stacioni Policor në Suharekë ka realizuar urdhëresën e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, në të cilën kërkohej që i dënuari S.S., mashkull, 47 vjeç, banues në fshatin Grejkoc – Suharekë, të lokalizohej dhe të dërgohej për vuajtjen e dënimit në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, Prishtinë.I dënuari S.S. ishte shpallur fajtor me aktgjykim të formës së prerë nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të kryer në bashkëkryerje: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Policia e Kosovës, përmes patrullës së Stacionit Policor Suharekë, e ka realizuar këtë detyrë me profesionalizëm dhe përkushtim të lartë, duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me gjykatat, prokurorinë dhe institucionet tjera relevante, me qëllim të zbatimit të ligjit dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara