Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Policia gjobiti rreth 90.000 qytetarë qëkur hyri në fuqi Ligji anti-COVID

Numri i gjobave që u janë shqiptuar qytetarëve dhe bizneseve nga inspektorët sanitarë, shkaku i mosrespektimit të masave anti-COVID, është në rënie.

Kështu është thënë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të së cilës funksionon edhe Inspektorati Sanitar.

Sipas Lamir Thaçit, zyrtar për informim në AUV, 37 persona dhe 77 biznese janë gjobitur këtë javë, raporton KOHA.

“Kohët e fundit kanë filluar edhe qytetarët, edhe bizneset, edhe të gjithë që t’i zbatojnë masat dhe ka filluar një vetëdijesim i duhur. Kjo ka bërë që ne, nga muaji në muaj, të kemi ulje të numrit të gjobave. Në këtë javë kemi pasur vetëm 37 persona fizikë të gjobitur nga ana e Inspektoratit Sanitar të AUV-it dhe e 77 biznese të cilat nuk i kanë respektuar vendimet e Qeverisë dhe janë gjobitur për shkelje të vendimeve. Arsyeja e gjobitjes ka të bëjë me mosmbajtjen e distancës, mosmbylljen e lokaleve me kohë, mospajisjen me kushte higjienike e të ndryshme”, ka thënë ai.

Thaçi thotë se Inspektorati Sanitar po funksionon me mbi 100 inspektorë, 95 prej të cilëve janë angazhuar vetëm pasi në Kosovë filloi pandemia.

E, sipas të dhënave që Policia e Kosovës i ka bërë të ditura për KOHËN, gjithsej 89 mijë e 220 gjoba janë shqiptuar për mosrespektim masash, që nga hyrja në fuqi e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë më 26 gusht.

“Sipas Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, personi fizik që nuk e respekton vendimin për kufizimin e qarkullimit dënohet me 200 euro gjobë, kurse ai juridik me 500. Ndërsa për mosmbajtje të maskës dhe të distancës parashihet gjobë prej 35 eurosh”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Që nga 14 nëntori, ekzekutivi ashpërsoi masat në përballjen me koronavirusin. Në kuadër të këtyre masave të reja, komunat u ndanë në zonën e kuqe, të gjelbër dhe atë të verdhë, varësisht nga numri i të infektuarve në 100 mijë banorë.

21 nga 38 komuna janë të kategorizuara në zonën e kuqe, në të cilat nga ora 19:00 deri në orën 05:00 ka ndalim të lëvizjes.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara