Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas spanjoll të dyshuar se kishte rrëmbyer vajzën e tij 6-vjeçare nga Mallorca, në një rast që kishte vënë në lëvizje autoritetet e disa shteteve evropiane.
Operacioni ndërkombëtar ka përfunduar në Kosovë më 24 qershor, kur i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës. Vajza është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore dhe është vendosur nën kujdesin e autoriteteve kompetente.
Sipas raportimeve të mediave spanjolle, babai dyshohet se e kishte marrë fëmijën dhe ishte larguar nga Mallorca, duke kaluar kufij dhe duke u përpjekur t’i shmangej gjurmimit. Autoritetet në Spanjë kishin qenë në kërkim të tij dhe të së miturës për gati dy javë.
Hetimet kanë ngritur dyshime se vajza ishte fshehur në bagazhin e një automjeti gjatë largimit, ndërsa më pas gjurmët e tyre ishin humbur përkohësisht. Dyshohet gjithashtu se ai kishte tentuar t’i devijonte hetimet duke dërguar pajisjen AirTag të vajzës me postë drejt Marokut.
Autoritetet raportojnë se i dyshuari kishte mbyllur llogaritë bankare, kishte fshirë profilet në rrjete sociale dhe kishte ndryshuar pamjen fizike, në përpjekje për të mos u identifikuar.
Pas shkëmbimit të informacioneve mes autoriteteve spanjolle dhe policive të disa vendeve evropiane, lokacioni i tij u identifikua në Kosovë, ku edhe u finalizua arrestimi.
Fëmija tashmë është kthyer pranë nënës së saj në Spanjë, ndërsa ndaj të dyshuarit pritet të zhvillohen procedurat ligjore sipas institucioneve kompetente.
Çka mendoni për këtë rast? Bashkohuni në diskutim në Facebook.
Burimi: Sinjali
Më shumë lajme
Nga kategori të ndryshme
Diaspora
Zvicra po përvëlohet: termometri shkoi deri në 39 gradë, priten edhe stuhi të forta
Botërori 2026
Veprimi i Mbappes me shiritin e kapitenit bëhet viral pas fitores së Francës
Politike
Vuçiq paralajmëron dorëheqjen brenda disa javësh
Kosovë
Kosova kerkon nga Serbia hapjen e arkives se Brigades 37
Shendetesi
Shkencetaret identifikojne baktere te lidhura me sklerozen e shumefishte
Këshilla
Pushimet verore: si te shmangni infeksionet urinare dhe vagjinale

