Policia në Leposaviq gjen armatim, eksploziv e uniforma ushtarake

Policia e Kosovës do të mbajë sot një konferencë për media nga ora 18:00, ku thanë se do të shpalosen detaje rreth operacionit policor që u zhvillua në një fshat të Leposaviqit.

Bëhet e ditur se realizimi i operacionit policor rezultoi me gjetjen dhe konfiskimin e armatimit, një sasie të eksplozivit dhe uniformave ushtarake, që do të prezantohen në konferencë.

“Në këtë konferencë do ta marrë pjesë: ministri i MPB-së z. Xhelal Sveçla,  drejtori i përgjithshëm i PK-së kolonel Gazmend Hoxha dhe ZV drejtori i DRP Mitrovicë Veri Veton Elshani”, thuhet në njoftim.

Konferenca për media do të mbahet në ndërtesën e Drejtorisë Rajonale të Policisë – Mitrovica Veri.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara