Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

EKSKLUZIVE: Policia sekuestron mbi gjysmë toni marihuanë në Suharekë (Pamje)

Prishtinë, 17 shtator 2025 – Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik nga Prizreni ka realizuar një operacion të suksesshëm në territorin e Suharekës, ku është zbuluar dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike të dyshuar të jetë marihuanë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, operacioni u zhvillua më 16 shtator 2025, pas hetimeve dhe veprimeve operativo-hetimore në terren. Në një objekt të tipit stallë, hetuesit policorë kanë gjetur lëndë narkotike në proces të tharjes, me peshë totale prej 512 kilogramë e 89 gramë. Vlera e tregut e kësaj sasie llogaritet të jetë rreth 750 mijë euro.

Gjatë kontrollit, përveç narkotikëve, në vendin e ngjarjes u gjetën edhe armë të rënda – një granata-hedhës (mortajë dore) dhe një pushkë gjuetie, të cilat u konfiskuan së bashku me dëshmi tjera relevante. Në koordinim me prokurorin e rastit, provat janë marrë për procedura të mëtejshme hetimore.

Policia ka bërë të ditur se një person i dyshuar, i njohur për organet e rendit, ndodhet aktualisht në arrati, ndërsa veprimet për kapjen e tij janë duke vazhduar.

Ky operacion konsiderohet një nga goditjet më të mëdha ndaj kultivimit dhe trafikimit të drogës në rajonin e Suharekës, duke dëshmuar përkushtimin e Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe narkotikëve.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara