Policia zbarkon në një fshat të Suharekës: Arrestohet i riu që gjuajti me armë, sekuestrohen rreth 150 fishekë

Publikimi i videove e fotove të ndryshme në rrjete sociale shpesh po i fut kosovarët në sherr me Policinë. Ata jo rrallëherë dalin të jenë merakli të mbajtjes së armëve, kryesisht pa leje dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, shpesh tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm për organet e rendit, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është zbuluar të ketë ndodhur në bjeshkët e fshatit Delloc në Suharekë, por tek tash Policia e ka zbuluar të dyshuarin dhe i njëjti është arrestuar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri, për motive akoma të panjohura.

Pasi Policia ka siguruar pamjet e gjuajtjes me armë, ka zbarkuar në fshatin e të dyshuarit, ku i njëjti është arrestuar dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ndërsa janë sekuestruar dy armë dhe rreth 150 fishekë.

Me t’u përfunduar procedurat e nevojshme, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara