Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Pollozhani flet për debutimin dhe fitoren e parë me Ballkanin, ka disa fjalë për zëvendësuesit

Trajneri i ri i Ballkanit, Artim Pollozhani, ka thënë se fitoren ndaj Prishtinës do ta mbajë mend gjatë.

Ai ka shtuar se fitorja në derbi ishte shumë e merituar.

“Sigurisht që jam i lumtur. Merita është e futbollistëve. Këtë ndeshje do ta mbaj mend gjatë sepse ishte ndeshja e parë si trajner i parë dhe fituam ndaj Prishtinës, një skuadër e madhe. Ishte ndeshje e bukur, e luftuar. Ne dhamë më shumë, e kërkuam më shumë fitoren dhe sigurisht që e merituam”, ka thënë trajneri Pollozhani fillimisht pas ndeshjes për “ArtMotion”.

Pollozhani në postin e trajnerit erdhi pas largimit të trajnerit Ilir Daja. Pollozhani ishte asistent i Dajës për kohë të gjatë.

“Unë nuk e ndaj ekipin e parë dhe zëvendësuesit. Edhe zëvendësuesit janë shumë të rëndësishëm. Janë super lojtarë. E justifikuan veten të gjithë që u inkuadruan dhe mendoj që dolëm mirë”, vazhdoi tutje trajneri Pollozhani.

Ai theksoi më pas se Ballkani do të jetë i fokusuar ndeshje për ndeshje.

“Ku ka më mirë se të luash në derbi. Ne shkojmë ndeshje për ndeshje. Do të përqendrohemi te Drita. Drita e Llapi janë skuadra me cilësi. Ne do t’i marrim ndeshjet një nga një. Do të fokusohemi dhe kur përqendrohemi, jemi më efikas”, theksoi tekniku strugan

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara