Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Portat e Ferrit gati të hapen”, nis lufta për pushtimin e Gazës nga Izraeli, OKB në alarm

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kabineti i tij ka miratuar planet për një sulm të ri në qytetin e Gazës, i cili do të zhvendosë qindra mijëra njerëz.

Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se kjo ofensivë e re bëhet për të “mposhtur Hamasin në Gaza”.

Në planin e miratuar përfshihet pushtimi i Qytetit të Gazës. “Portat e ferrit së shpejti do të hapen për vrasësit dhe përdhunuesit e Hamasit në Gaza”, shkroi Katz në një postim në rrjetin social X.

Ai shtoi më tej: “Ne do ta shkatërrojmë Qytetin e Gazës nëse Hamasi nuk pranon të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet”, shkruan A2 CNN.

OKB-ja ka thënë se sulmet intensifikuese dhe “bombardimet e pamëshirshme” në qytetin e Gazës po shkaktojnë “një numër të madh viktimash civile dhe shkatërrime në shkallë të gjerë”.

Kjo vjen ndërsa Netanyahu tha se do të fillojë menjëherë bisedime për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza dhe përfundimin e luftës sipas kushteve të Izraelit, pasi Hamasi pranoi një propozim të ri për armëpushim nga ndërmjetësit. Ndërkohë, OKB konfirmoi se ka vdekje nga uria në Gaza dhe se kjo përbën një krim lufte.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara