Prekja e topit me dorë nga Cucurrella kthehet në debat ndërkombëtar, ishte apo jo penallti? UEFA i vë pikën

Prekja me dorë e topit brenda zonës nga Cucurrela prej disa ditësh ëhstë bërë objekt diskutimesh në botën e sportit, pasi nëse gjyqtari Taylor do të kishte akorduar 11-metërsh, në gjysmëfinalet e Europianit mund të ishte Gjermania dhe jo Spanja.

Gjermania dhe Spanja u përballën me njëra-tjetrën të premten që lamë pas, ku koha e rregullt u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në shtesë Mikel Merino do të kalonte për në fazën tjetër furinë e kuqe.

Por ende pa mbërritur në minutën e 119-të, kur u shënua edhe goli nga Merino, pati një rast shumë të diskutuar në zonën spanjolle në minutën e 107-të.

Jamal Musial godet me të djathtën dhe topi prek dorën e hapur të mbrojtësit spanjoll Cucurrella, dhe ndodhi e papritura, nuk akodrohet 11-metërshi, madje gjyqtari anglez nuk shkoi as te VAR-i por u mjaftua me komunikimin në kufje me asistentin e tij.

Por lidhur me këtë mosdhënie të 11-metërshit ka reaguar edhe UEFA.

Vendimi i gjyqtarit kryesor të ndeshjes Anthony Taylor u mbështet nga Stuart Atëell, i cili kishte rolin e gjyqtarit kryesor në VAR. Organi drejtues i futbollit evropian, ka shpjeguar tani vendimin se pse nuk u akordua penallti, andaj sipas Roberto Rosettit, shefit të gjyqtarëve të UEFA-s, ka një shpjegim për këtë.

“Jo çdo prekje me dorë apo krahë është një penallti. Ne duam të konsiderojmë lëvizjen e lojtarëve. Lëvizjet biomekanike. Ju e dini, kjo është një situatë e qartë. Ai rast nuk ishte asnjëherë një penallti”, ka thënë Rosetti.

Spanja kështu tani do të luajë në gjysmëfinale të Euro 2024 ndaj Francës, ndërsa fituesi do të luajë në finalen e madhe me fituesin e ndeshjes tjetër Angli-Holandë./Vizionplus

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara