Presidenti i Lille e mohon mundësinë që Edon Zhegrova të transferohet te Marseille

Olivier Letang, presidenti i klubit të Lille, ka mohuar spekulimet për një transferim të mundshëm të Edon Zhegrovës në Marseille.

Ai ka theksuar se debati rreth këtij transferimi është i mbyllur, duke shtuar se Zhegrova ka shprehur interes për këtë kalim pas një bisede me klubin francez dhe trajnerin, por sipas Letang, ky nuk është diskutuar më parë mes dy klubeve, raporton lajmi.net

“Edon Zhegrova nuk do të shkojë në Marseille. Debati është i mbyllur për mua. Ai erdhi në stërvitje dje, kur duhej të luante dhe na tha se ka biseduar me Marseille-n, ka folur me trajnerin dhe ai e do,” u shpreh Letang për mediat.

Letang gjithashtu e bëri të qartë se klubi i Lille dëshiron ta mbajë lojtarin, por është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e një oferte të mirë.

“Do të ishte mirë që ky diskutim të ishte bërë më herët mes klubeve, por tani kjo ka mbetur pas. Nëse të gjithë janë të kënaqur, nuk kam ndërmend ta bllokoj,” përfundoi ai

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara