Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Prof. Dr. Murtez Zekolli, zëri i dijes dhe përvojës, kandidon për Asamblenë Komunale nga Nisma Socialdemokrate në Suharekë

Dega e Nismës Socialdemokrate në Suharekë ka prezantuar kandidatin e saj për Asamblenë Komunale – Prof. Dr. Murtez Zekolli, një personalitet i shquar në fushën akademike, institucionale dhe publike, me një jetë të tërë të përkushtuar ndaj dijes, ndershmërisë dhe shërbimit ndaj vendit.

I lindur në fshatin Bllacë, pjesë e një familjeje me traditë intelektuale dhe atdhetare, Prof. Zekolli është veteran i luftës, i cili ka dëshmuar përkushtim të palëkundur ndaj lirisë dhe dinjitetit të Kosovës. Ai mban titullin Doktor i Shkencave Juridike nga Universiteti i Prishtinës dhe ka ndërtuar një karrierë të pasur akademike e institucionale:

  • 12 vite Drejtor Departamenti në Ministrinë e Arsimit
  • 5 vite Profesor universitar në Universitetin e Prizrenit
  • Dy mandate si asambleist komunal, ku është vlerësuar nga KDI si një nga përfaqësuesit me performancën më të lartë
  • Ish-kandidat për kryetar komune, gjithmonë në shërbim të qytetarëve me ndershmëri dhe vizion të qartë

Nisma Socialdemokrate e cilëson kandidaturën e Prof. Zekollit si shumë më tepër se një angazhim formal në garën zgjedhore. Ai përfaqëson zërin e arsyes, të përvojës dhe të integritetit në jetën publike të Suharekës.

Mbështeteni Prof. Dr. Murtez Zekollin për një Suharekë që respekton dijen, përkrah përvojën dhe ndërton të ardhmen me dinjitet!” – thuhet në thirrjen e Nismës drejtuar qytetarëve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara