Prof. Ma. Sedat Gashi – Zëri i arsimit, kulturës dhe zhvillimit në Asamblenë Komunale

Prof. Ma. Sedat Gashi, nga Luzhnica me vendbanim në Suharekë, garon për Asamblenë Komunale të Suharekës nën petkun e një figure të njohur e të respektuar, me një bagazh të pasur përvoje dhe kontributi publik.

Me mbi 12 vite angazhim në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, si kryetar i nëndegës në Luzhnicë dhe anëtar i Këshillit Drejtues të partisë në Suharekë, Sedati ka dëshmuar integritet dhe përkushtim të palëkundur ndaj komunitetit.

Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin “Jeta e re”, i diplomuar dhe i masteruar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ai është shpallur disa herë mësimdhënës i dalluar nga DKA dhe MASHT. Përvoja e tij shtrihet edhe në gazetari dhe moderim, duke e mbajtur gjithmonë një hapësirë të hapur për dialog publik.

I apasionuar pas letërsisë, artit dhe kulturës, Prof. Gashi është autor dhe bashkëautor i disa librave, mes tyre edhe vepra e fundit “Sythet e dritëhijeve të jetës”, fitues i çmimeve letrare nga niveli komunal deri në atë mbarëkombëtar.

I devotshëm, i afërt dhe i respektuar, Sedat Gashi premton të jetë një zë i fuqishëm në Asamblenë Komunale për mbrojtjen e vlerave të arsimit, forcimin e kulturës dhe nxitjen e zhvillimit të komunës së Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara