Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Propozohet dyfishim i tarifave të rrymës

Dyfishim i tarifave të rrymës është propozuar nga furnizuesi me rrymë, KESCO, në kërkesën e bërë te Zyra e Rregullatorit të Energjisë për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave.

Të premten, ZRRE-ja ka publikuar propozimin e KESCO-s, për të cilin pritet të vendoset brenda dy javësh, siç ka mësuar KOHA. KESCO ka arsyetuar kërkesën e vet me mosdisbursimin e subvencioneve të premtuara nga Qeveria dhe me rritjen e çmimeve të energjisë në tregjet ndërkombëtare.

Nga tabela shihet se bëhet fjalë për një ngritje gati 100 për qind të çmimit.

Aktualisht qytetarët paguajnë dy lloje tarifash, për shkak të bllokut tarifor të vendosur në 800kWh. Shtrenjtimi është propozuar si për ata që shpenzojnë më pak se 800kWh në muaj, si për ata që e tejkalojnë blloktarifën.

Tarifa e ulët për ata që shpenzojnë nën këtë bllok është 2.89 centë për kWh, ndërsa e larta për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se ky bllok tarifor është 6.75 centë për kWh. Propozimi i KESCO-s është që me tarifat e reja çmimet të ngrihen në 5.43 centë për kWh si tarifë të ulët dhe 12.68 centë për kWh për tarifë të lartë.

Ndërkaq çdo kWh që shpenzohet aktualisht mbi 800kWh të shpenzuar në muaj, kushton aktualisht 5.9 centë në tarifë të ulët dhe 12.52 në të lartën. Propozimi i çon këto tarifa në 11.09 centë për të ulëtën dhe 23.53 centë për të lartën.

Tarifë e ulët është ajo që shpenzohet gjatë natës, ndërsa e larta ajo që shpenzohet gjatë orëve të ditës.

Image
Tarifat aktuale
Image
Propozimi i KESCO-s

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara