Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Protesta e gastronomëve: Policia shpërndanë turmën nga frika e përhapjes së Covid-19

Gastronomët e Kosovës po pretestojnë para Kuvendit me një aksion paralajmërues dhe mbyllje njëorëshe të lokaleve, duke i dorëzuar simbolikisht çelësat te Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësuesi i gastronomeve të vendit, Labinot Ademi ka thënë se protesta mbahet si pasojë e masave të ndërmarra për shkak të COVID-19 dhe mos dhënies së ndihmave ekonomike.

“Po punojmë me rreth 40 për qind të kapacitetit. Punëtorët po i paguajmë njëjtë, edhe pse po punojmë deri në orën 21:00, qarkullimi ka rënë. Të paktën mos t’i ndalojnë subvencionet e punëtorëve prej 170 eurosh”, është shprehur ai më herët.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ditët në vijim do të rishqyrtojë masat kundër përhapjes së koronavirusit. Sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, ndër masat që do të rivlerësohen, do të jetë edhe gastronomia.
GazetaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara