Protesta, takime e mbledhje të jashtëzakonshme – Ngjarjet për sot

Për ditën e sotme janë planifikuar të zhvillohen disa ngjarje, shkruan Gazeta Sinjali. 

Ky është njoftimi i plotë:

– Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit, Komuna në bashkëpunim më Shoqata e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë ngritjen e Flamurit në Qendër të Qytetit për të vazhduar me seancën solemne në Asamblesë Komunale. (Deçan, ora 9:00)

– Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Ambasada Gjermane, Katedra e Gjuhës dhe Letërsisë Gjermane të Universitetit të Prishtinës dhe Goethe-Institut organizojnë përzemërsisht inaugurimin e Sallës së gjermanishtes dhe prezantimin e programit të ri master ”Gjermanishtja si gjuhë e huaj“ në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. (Fakulteti Filologjik, ora 10:00)

– Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 10:00)

– Kuvendi i Komunës së Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme në të cilën do të  bëjë shqyrtimin dhe miratimin e propozim-vendimit për harmonizimin e numrit të stafit dhe ndarjeve buxhetore sipas kategorive ekonomike, brenda Drejtorisë së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

– Në kuadër të fuqizimit dhe promovimit të produkteve vendore Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon panel diskutimi “Industria e Materialit Ndërtimor: Rritja e pjesëmarrjes në tregun Kosovar”. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

– Komuna e Mitrovicës mban mbledhjen e rregullt të Komitetit për Politikë dhe Financa. (Ndërtesa e komunës, salla e Mediave, ora 10:00)

– Për nder të Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet turniri Ndërkombëtar i Kik-Boksit “Ismail Haradinaj” dhe me pas mbahen homazhe pranë Lapidarëve të Dëshmorëve në Qendër të Qytetit. (Salla e Sportit në Deçan, ora 10:00)

– Oda Ekonomike e Kosovës bën prezantimin e studimit “Të bëhemi më të fortë pas COVID-19: Shfrytëzimi i Potencialit të Afërsisë Gjeografike për Investime të Huaja Direkte në Ballkanin Perëndimor”. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:30)

– Iniciativa Rajonale Kundër Korrupsionit organizon kampanjen edukativo-informuese, “Sinjalizo”. (Sheshi ‘’Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

– Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës dhe punëtorët e Lotarisë do të protestojnë me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

– Partia Demokratike e Kosovës Dega në Prizren mban konferencë për media. (Tek objekti në ndërtim i Bibliotekës së Prizrenit, Rr. “Hoxha Tasim”, Lagjja Tabakhane, ora 11:00)

– Komuna e Deçanit në bashkëpunim më Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Gllogjan, ora 11:00)

– Hapet ekspozita e titulluar “n’Rrugë Drejtë Lirisë”. (Pallati i Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan, ora 12:00)

– Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu raporton para Komisioni për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

– Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Osman Krasniqi do t’i vizitojnë bizneset në fshatin Sërbicë. (Fshati Sërbicë, ora 13:00)

– Për nder të 22 Vjetorit Ditës së Çlirimit të Deçanit mbahet koncert me këngtarët Deçanas. (Qendra e Qytetit, ora 19:00)

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara