Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ja si përgjigjet trajneri i Juventusit

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka komentuar situatën e Edon Zhegrovës gjatë një interviste për gazetarin kosovar Arlind Sadiku, duke sqaruar gjendjen fizike dhe përfshirjen e futbollistit në skuadër.

“Ai është aty. Po punon mirë. Është një lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëj zgjedhje. Asgjë e veçantë,” tha Tudor, duke theksuar se situata e lojtarit nuk është alarmante, por kërkon durim.

I pyetur nëse futbollisti është gati fizikisht, tekniku kroat u përgjigj me sinqeritet: “Jo, ai duhet të punojë me fituesin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Po punon mirë që të jetë në formën e duhur.”

Sa i përket kohës kur pritet që lojtari të arrijë 100% të formës, Tudor tha shkurt: “Nuk e di.”

Deklaratat e trajnerit tregojnë se Juventusi po ecën me kujdes në rikuperimin e lojtarëve që kanë pasur probleme fizike, ndërkohë që Zhegrova u pa ndjeshëm i mërzitur ditën e djeshme në minutat e fundit kur pa se ai nuk i dha asnjë minutë në “Bernabeu”. /Rozalb Lika-Koha Koha Jonë/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara