Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Qeni sulmon një fëmijë në Suharekë, babai e çon në Polici pronarin


Sulmet e qenve endacakë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera janë në rritje. Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq nga këto sulme, e në shumë raste viktima kanë qenë edhe fëmijët. Një rast i tillë ka ndodhur edhe pasditen e së dielën në fshatin Rrafshi i Sopisë në Suharekë, por këtë herë jo nga një qen endacak, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se një fëmijë 12-vjeçar është sulmuar nga qeni, i cili dyshohet se ishte lënë pa përkujdesje. Qeni nuk e ka kafshuar, mirëpo e mitura për shkak të frikës është rrëzuar gjatë ikjes dhe ka marrë lëndime trupore. Vogëlushja është pranuar në këtë qendër me lëndime në kokë e fytyrë, si dhe në disa pjesë tjera trupore.

Posa fëmija ka marrë trajtimin mjekësor, babai i tij e ka njoftuar edhe Policinë, me ç’rast pronari i qenit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara