Qeveria e Kosovës heq lejet e qëndrimit të përkohshëm me Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar në parim Marrëveshjen Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës të Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se kjo projekt-marrëveshje është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ka për qëllim heqjen e leje qëndrimit të përkohshëm të të dy palëve nënshkruese.

Ai sqaroi se heqja e lejes së përkohshme me Shqipërinë nënkupton largimin e kritereve të parapara në ligjin përkatës për të huajt për pajisje me leje për qëndrim të përkohshëm

Përmes kësaj marrëveshje, palët nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm në territorin e palës tjetër duhet të plotësojnë formularin për lajmërim, ku në këtë rast, ministria përkatëse e Punëve të Brendshme, obligohet që në afat prej 30 ditësh të pajisë me leje qëndrimi shtetasin e palës tjetër që ka lajmëruar leje qëndrimin. Në këtë mënyrë shtetasit e palëve nënshkruese në momentin e lajmërimit të qëndrimit të përkohshëm, mund të qëndrojnë në territorin e shtetit tjetër deri në 5 vjet për ndonjërën nga arsyet në vijim: për bashkim familjar, arsim parauniversitar dhe arsim i lartë, kërkime shkencore, arsye humanitare, viktimat e trafikimit me njerëz, migrantët dhe të huajt”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot edhe nismën për amandamentimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Krushevë (Dragash) – Shishtavec (Kukës) dhe nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për Rregullimin e Regjimit të Trafikut Lokal të Kufirit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara