Qeveria miraton masat e reja anti-COVID, nga nesër hyjnë në fuqi

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që nga data 29 gusht (e diel) të hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID, duke rikthyer sërish kufizimin e lëvizjes, shtyrjen e fillimi të vitit të ri shkollor dhe shkurtimin e orarit të punës së gastronomisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se masat kundër pandemisë i ndërmarrin konform situatës epidemiologjike në vend.

“Tani kur situata epidemiologjike është përkeqësuar, jemi të shtrënguar të marrim masa shtrënguese, duke shtyrë vitin shkollor, duke kufizuar edhe lëvizjen e qytetarëve ”, tha Kurti.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka propozuar masat shtesë anti-COVID, të cilat i ka miratuar Qeveria.

Në bazë të vendimi të Qeverisë, fillimi i vitit të ri shkollor shtyhet deri më 13 shtator, ku do të rivlerësohet situata.https://cdn1.adplugg.io/apusers/serve/A48217021/file/53141/index.html?clickTag=null&clickTarget=_blank

Gjithashtu rikthehet masa e kufizimit të lëvizjes (ora policore) nga ora 22:00 deri në 05:00.

Ndërsa, lokalet hoteliere, restorantet dhe kafiteritë do të punojnë deri në orën 21:30 dhe atë në ambientet e hapura.

Të gjithë qytetarët që do të hyjnë në Kosovë, nëpër pikat kufitare duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë të infektuar me COVID-19.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara