Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka finalizuar përbërjen e kabinetit drejtues për mandatin e tij të tretë qeverisës. Qeverisja “Muharremaj 3” vjen me një strukturë të plotë drejtorish, duke kombinuar vazhdimësinë institucionale me emra të rinj në sektorë kyç të administratës komunale.
Sipas informacioneve ekskluzive, përbërja e kabinetit komunal është si në vijim:
- Mensur Selimaj – Drejtor i Pronës dhe Kadastrit
- Kymete Bajraktari – Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
- Donjeta Kabashi – Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
- Remzi Bajselmani – Drejtoria e Arsimit
- Visar Kuçi – Drejtoria e Urbanizmit
- Armend Krasniqi – Drejtoria e Bujqësisë
- Amir Hoxha – Drejtoria e Shërbimeve Publike
- Liridon Jollgjiu – Drejtoria e Administratës
- Gent Gashi – Drejtoria e Inspeksionit
- Erza Ramadani – Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave
- Arta Gashi – Nënkryetare e Komunës së Suharekës
Me këtë përbërje, qeverisja e tretë e Muharremajt synon konsolidimin e projekteve të nisura në mandatet e kaluara, rritjen e efikasitetit administrativ dhe fokus të shtuar në zhvillimin urban, shërbimet publike, arsimin dhe mirëqenien sociale.
Zyrtarizimi i kabinetit pritet të shoqërohet me prezantimin e prioriteteve qeverisëse dhe planeve konkrete për katër vitet e ardhshme, në një mandat që konsiderohet vendimtar për drejtimin afatgjatë të Komunës së Suharekës.

