QKMF “Rexhep Kuçi” në Suharekë njofton: Dokument identifikimi i detyrueshëm për shërbime shëndetësore nga 1 tetori

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët, lidhur me ndryshimet në mënyrën e ofrimit të shërbimeve shëndetësore.

Sipas njoftimit, duke filluar nga data 1 tetor 2025, pas sanimit të problemeve në sistemin shëndetësor SISH, çdo pacient që kërkon të përfitojë nga shërbimet shëndetësore do të duhet të paraqesë një dokument identifikimi me numrin personal.

Dokumentet e vlefshme për identifikim:

Letërnjoftimi i Republikës së Kosovës

Pasaporta e Republikës së Kosovës

Patentë-shoferi i Republikës së Kosovës

Çertifikatë, Ekstrakt dhe dokumente të ngjashme

Ky vendim është marrë për të garantuar qasje më të rregullt në shërbime, si dhe për të shmangur problemet e hasura më herët në sistemin shëndetësor.

Në fund, QKMF “Rexhep Kuçi” falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre në këtë proces të ri administrativ.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara