Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rahovec: Zbulohen mbetje mortore

Në Komunën e Rahovecit janë gjetur mbetje mortore, për të cilat dyshohet se u përkasin viktimave të luftës në Kosovë.

Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit zyrtar, njësitë policore nga Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), kanë realizuar një urdhëresë për gërmime, gjatë së cilës janë gjetur mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin të paktën një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Mbetjet mortore janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore.

Ndërkohë, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka bërë të ditur se gërmimet në këtë lokacion kanë nisur që një ditë më parë, gjatë së cilës janë gjetur dy pjesë eshtërore.

Sipas njoftimit të Komisionit, ky lokacion është edhe lokacioni i fundit i planifikuar për gërmime vlerësuese gjatë vitit 2025. Po ashtu, është bërë e ditur se të enjten, më 19 dhjetor, duke filluar nga ora 11:00, do të ketë prononcim për media nga vetë lokacioni, lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në këtë dhe lokacionet tjera.

Gërmimet po realizohen nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, Sektori për Hetimin e Personave të Zhdukur gjatë Luftës në kuadër të Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, si dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara