Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Ramazani është shkolla e shpirtit…” – Myftiu Tërnava me mesazh për muajin e shenjtë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava ka dhënë mesazhin dhe urimin për muajin e shenjtë të Ramazanit, ku tha se mesazhi është paqja dhe se Ramazani na thërret të forcojmë lidhjen me Zotin dhe përgjegjësinë ndaj vendit tonë, institucioneve dhe të ardhmes sonë të përbashkët.

Tërnava tha se gjatë këtij muaji të shenjtë është edhe reflektimi për formësimin e dashurisë ndaj fesë dhe atdheut.

“Na edukon me drejtësi, dhembshuri dhe moral të lartë dhe na udhëzon drejt paqes së brendshme. Ramazani është shkolla e shpirtit, ku besimtari pastrohet nga gabimet, forcohet në besim dhe rritet në devotshmëri. Është koha kur leximi i Kuranit bëhet frymëmarrje e zemrës, lutja gjuhë e shpirtit dhe sadakaja dritë në rrugën tonë. I Dërguari, Muhamedi a.s., ishte njeriu më bujar, ndërsa bujaria e tij arrinte kulmin pikërisht në këtë muaj të bekuar. Në këtë natë të bekuar, kur hëna e Ramazanit ngrihet mbi horizontin shpirtëror të vendit tonë, le të reflektojmë për dy dashuri që na formësojnë: dashurinë ndaj fesë dhe dashurinë ndaj atdheut. Ramazani është më shumë se agjërim, është një shkollë hyjnore, vetëpërmbajtje, pastrim i ndërgjegjes dhe lartësim moral”.

“Ai e bën njeriun më të ndjeshëm ndaj tjetrit dhe më të përkushtuar ndaj së mirës së përbashkët. Historia jonë dëshmon se besimi ynë ka qenë burim frymëzimi për angazhimin qytetar dhe kombëtar, veçanërisht në momentet kyçe si shpallja e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, kur u kurorëzua sakrifica e gjatë për liri, drejtësi dhe dinjitet. Dashuria ndaj fesë dhe atdheut nuk janë në kundërshtim, por plotësojnë njëra-tjetrën. Besimi e formon karakterin, ndërsa atdheu i jep hapësirë veprimi. Ramazani na thërret të forcojmë lidhjen me Zotin dhe përgjegjësinë ndaj vendit tonë, institucioneve dhe të ardhmes sonë të përbashkët. Agjërimi në muajin e shenjtë të Ramazanit është një nga adhurimet më të veçanta, sepse është ibadet që besimtari e kryen vetëm për hir të Krijuesit, me bindje të plotë, vullnet të lirë dhe sinqeritet të thellë shpirtëror”, tha ai.

Tërnava bëri thirrje të ruhet vëllazëria dhe kombi me zemër të pastër dhe vendosmëri.

“Mesazhi i Ramazanit është paqja, pastron zemrën nga urrejtja, ndalon fyerjen dhe ngre respektin në themel të bashkëjetesës. Është thirrje për vetëpërmbajtje, vëllazëri dhe dashuri aktive që sjell harmoni shoqërore. Nxitja e urrejtjes është mëkat i rëndë dhe tradhti ndaj frymës së këtij muaji. Ta ruajmë vëllazërinë dhe kombin tonë, me zemër të pastër dhe vendosmëri që dashuria të triumfojë mbi çdo përçarje”, tha ai në konferencë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara