Raportohet pacienti i parë në botë i infektuar për herë të dytë me Covid-19

Shkencëtarët e Hong Kongut kanë raportuar rastin e parë të infektuar me Covid-19 për herë të dytë, i cili u infektua me virusin katër muaj e gjysmë pas herës së parë.

Ata thonë se sekuencat e gjenomit tregojnë se dy llojet e virusit janë “totalisht të ndryshme”, duke e bërë atë rastin e parë të vërtetuar që iu është rikthyer koronavirusi, shkruan BBC.


Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron se është e rëndësishme të mos nxjerren konkludime duke u bazuar me rastin e këtij pacienti.

Ekspertët thonë se ri-infektimet mund të jenë të rralla dhe jo domosdoshmërisht serioze.

Ka pasur më shumë se 23 milion raste të infeksionit koronavirus në të gjithë botën.

Ky raport, i dalë nga Universiteti i Hong Kongut, thotë se burri kaloi 14 ditë në spital para se të shërohej nga virusi, por më pas, pavarësisht se nuk kishte simptoma të tjera, rezultoi pozitivisht për virusin për herë të dytë, pas një testi nëpërmjet pështymës.

“Ky është një shembull shumë i rrallë i rifektimit”, tha Brendan Wren, profesor i patogjenezës mikrobike, në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Dr Jeffrey Barrett, konsulent i lartë shkencor për projektin e gjenomit Covid-19 në Institutin Wellcome Sanger, tha se “duke pasur parasysh numrin e të të infektuarve globalisht deri më sot, të hasesh me ri-infektim nuk është aq befasuese, ani pse është dukuri shumë e rrallë”.

“Ka gjasa që kur të ndodhin, infeksionet e dyta të mos jenë serioze”, shtoi tutje Dr. Barrett.

GazetaExpress

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara