Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rashiq: Jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit

Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, në një përgjigje për RTV21 ka shfaqur gatishmëri të heqë dorë nga posti i ministrit për Komunitete dhe Kthim për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit, nëse këtë ia lejon Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka siguruar 57 ulëse në Kuvend, kishte deklaruar se nuk do ta votojë asnjë kandidat nga Lista Serbe për nënkryetar të Kuvendit, duke favorizuar rizgjedhjen e deputetit serb Nenad Rashiq në këtë post.

“Gjykata Kushtetuese është afër fundit të një vendimi sa i përket ankesës që e ka paraqitur Lista Serbe. Unë po e pres atë vendim që të sqarohet saktë nëse Lista Serbe ka të drejtë ekskluzive që në mënyrë monopoliste të ketë kandidatin e saj, apo nëse mund të ketë edhe një kandidat tjetër, si në rastin tim. Nëse Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë ekskluzive që vetëm Lista Serbe të propozojë, atëherë të gjithë ne do ta respektojmë këtë. Nëse mbetet ashtu siç është, unë jam i gatshëm të jem nënkryetar i Kuvendit, sepse Lista Serbe nuk ka pasur përfaqësim adekuat të serbëve.”, tha Rashiq./RTV21/21Media

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara