Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rast i rëndë në Suharekë: Dërgohet pa shenja jete një foshnje në spital, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë i ka ndodhur sot një familje nga Suhareka, ku humbi jetën një foshnje, e cila kishte lindur këtë vit. Fëmija u dërgua pa shenja jete në Emergjencën e Studenqanit, ku u konfirmua vdekja, teksa Policia ka nisur hetimet, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se për një kohë të caktuar foshnja ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ishte mbajtur në inkubator e më pas ishte liruar.

Por për shkak të gjendjes shëndetësore që dyshohet se i ishte përkeqësuar pasditen e sotme, familja e kishte dërguar në QKMF, por fatkeqësisht pa shenja jete.

Pas ekzaminimeve për shenja vitale, mjeku e kishte konstatuar se foshnja ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion dhe të iniciohet rasti si “Hetim i vdekjes”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara