Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rasti i ‘Albkings’: Prokuroria del me thirrje për të vajzat e dëmtuara që u janë shpërndarë fotografi

Prokuroria u ka bërë apel vajzave të dëmtuara nga veprimtaria e grupit ‘Albkings’ në Telegram, që të paraqiten në stacionet policore për të dëshmuar kundër administratorit të këtij grupi.

Administratori i ‘Albkings’, Edvin Nevzati, është arrestuar të mërkurën nën dyshimin për vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Për të ndjekur atë penalisht, Prokurorisë i duhen dëshmitarë.

Kësisoj, organi i akuzës u ka bërë sot një thirrje vajzave të dëmtuara nga shpërndarja e fotografive dhe videove në grupin ‘Albkings’.

Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e Albkings, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”, tha Prokuroria.

Prokuroria tha se në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës është duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara