Reagim i kandidatit  Hamdi Bytyçi: Kujdes i shtuar për të parandaluar zjarret në këto ditë të nxehta

Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hamdi Bytyçi, ka bërë një thirrje publike ndaj qytetarëve për të treguar përgjegjësi të shtuar në këto ditë me temperatura ekstreme dhe rrezik të lartë për përhapjen e zjarreve.

Në reagimin e tij, Bytyçi shpreh shqetësimin për situatën e krijuar nga zjarret e ditëve të fundit, të cilat kanë përfshirë zona pyjore, toka bujqësore dhe pronë private, duke rrezikuar jetën dhe shëndetin e njerëzve e kafshëve.

“Zjarrvëniet, qofshin të qëllimshme apo nga pakujdesia, po shkaktojnë dëme të konsiderueshme në mjedis, ekonomi dhe siguri publike. Kjo situatë kërkon reagim dhe vetëdijesim të menjëhershëm”, theksoi ai.

Bytyçi theu alarmin për rrezikun e shpërthimit të zjarreve të reja për shkak të thatësisë së zgjatur dhe temperaturave të larta, dhe u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes maksimal gjatë veprimtarive të përditshme që mund të shkaktojnë zjarr (si ndezja e mbeturinave, qirinjve apo punimet me mjete që krijojnë shkëndija).

“Vetëm së bashku, me përgjegjësi dhe solidaritet, mund të parandalojmë tragjedi dhe dëme të mëdha,” u shpreh kandidati i VV-së, duke shtuar se mbrojtja e natyrës dhe pronës së përbashkët është detyrim qytetar dhe moral për secilin.

Në përfundim të reagimit të tij, Hamdi Bytyçi apeloi për një mobilizim të përgjithshëm qytetar dhe institucional për të parandaluar çdo zjarr të mundshëm dhe për të mbrojtur mjedisin tonë të përbashkët.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara