Reagon Albana Bytyqi; Nuk lejoj që vullneti juaj të devijoj


Kandidatja për deputete nga AAK, Albana Bytyqi ka reaguar pas skandalit për vjedhje të votava nga bashkëshorti i kryediplomates kosovare, Meliza Haradinaj-Stublla.

Bytyqi ka thënë se kjo video tregon se për disa persona nuk është me rëndësi se sa të votojnë, e rëndësishme është kush t’i numëron.

“Skandali i fundit i publikuar në media për formularët e rezultateve të kandidatëve tregon se për disa persona ”nuk është me rëndësi se sa të votojnë, e rëndësishme është kush t’i numëron!”null

Tutje ajo ka ftuar PZAP që të bëjë rinumërim të votave dhe Prokurorin që të marrë masa për të hetuar këto skandale.

“Pavarësisht këtyre tentimeve, ne nuk do të lejojmë që vullneti juaj të devijojë! Ky vullnet duhet të jetë i paprekshëm, prandaj unë do të jem zëri juaj dhe do të angazhohem deri në zbardhjen e të vërtetës!Blerja e komisionerëve dhe favorizimi i kandidatëve të caktuar është e patolerueshme. PZAP duhet të bëjë rinumërimin e votave dhe Prokuroria duhet të merr masa për të hetuar këto skandale!”, ka shkruar Bytyqi./Insajderi.org

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara