Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Reagon Arbana Xharra: Du me shku në “xhehnemin” e Shkurte Fejzes, kurrë në xhehnetin e Shefqet Krasniqit

Hoxha Shefqet Krasniqi pak ditë më parë dkomentoi presonalitetin e këngëtarës së shquar shqiptare të muzikës popullore, Shkurte Fejza.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset qëkjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, kishte thënë Krasniqi në një nga televizonet e vendit, shkruan lajmi.net.

Për këto deklarata të imamit, ka reaguar gazetarja kosovare Arbana Xharra.

Ajo pati fjalë të mëdha për këngëtaren shqiptare, dhe tha se më parë dëshiron të shkojë në “xhehnemin” e Shkurte Fejzës se sa në “xhehnetin” e hoxhës Krasniqi.

“Une du me shku ne “xhehnemin” e Shkurte Fejzes, jo kurre ne “xhehnetin” e Shefqet Krasniqit! – Shkurte Fejza ne momentet me te veshtira per Kosoven u be ze i rezistences me kenget e saj, duke e nxitur regjimin e Millosheviqit qe te ia ndaloje transmetimin e kengeve nga viti 1981 deri ne 1983. 25 vjet pas mbarimit te luftes, Shefqet Krasniqi ia permend vdekjen si “jo fetare” dhe i tregon se ku ka me i shku shpirti i saj”, ka shkruar Xharra./Lajmi.net

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara