Reagon LDK-ja pas “lapsuzit” me emrin e Rexhep Kuçit – nuk dihet kë fajëson

Pas polemikave të ditëve të fundit, kur në prezantimin e projektit për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë u la jashtë emri i saj zyrtar “Rexhep Kuçi”, ka ardhur edhe reagimi i LDK-së lokale.

Në një deklaratë të gjatë, LDK Suharekë mundohet ta arsyetojë këtë mungesë duke e cilësuar si “dokument teknik” dhe jo si një tabelë përfundimtare, duke theksuar se Rexhep Kuçi është “përjetësi në ndërgjegjen tonë kolektive”.

Por ajo që bie në sy është fakti se LDK-ja nuk e merr përsipër drejtpërdrejt këtë gabim, as nuk sqaron se kush e ka bërë lëshimin – ekspertët e shëndetësisë, kandidatët që e prezantuan projektin apo vetë strukturat partiake. Në vend të kësaj, deklarata drejton gishtin kah “kundërshtarët politikë” dhe “lotët e krokodilit”, duke i akuzuar ata për hipokrizi dhe përpjekje për përçarje.

Kjo qasje ka lënë përshtypjen se LDK-ja më shumë po mundohet të shpëtojë imazhin e vet politik sesa të pranojë me dinjitet një lapsus të qartë: prezantimin publik të një projekti pa emrin e Rexhep Kuçit, njërit prej figurave të saj historike.

Në anën tjetër, qytetarët dhe kundërshtarët politikë kanë theksuar se ky veprim përbën mosmirënjohje ndaj një personaliteti që ishte ndër shtyllat e LDK-së në Suharekë.

Pra, LDK reagoi – por pa dhënë përgjigjen më të rëndësishme: kush e bëri fajin dhe pse ndodhi ky “lapsus”?

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara