Rënie e madhe e çmimeve të kriptomonedhave: Bitcoin me vlerë më të ulët në gjashtë muajt e fundit

Bitcoin ka rënë në vlerën prej 34 mijë dollarëve amerikanë, që është çmimi më i ulët në gjashtë muajt e fundit.

Kriptovalutat e tjera në mënyrë të ngjashme përfunduan në të kuqe pasi investitorët refuzuan bastet e rrezikshme në një javë të paqëndrueshme për tregjet globale. Etherium ra nën 3,000 dollarë, deri në 11 për qind, ndërsa Solana, Cardano dhe Binance Coin gjithashtu u dobësuan.

Bitcoin ka pësuar një fillim të vështirë të vitit dhe çmimet kanë rënë me më shumë se 40 për qind nga një kulm në fillim të nëntorit. Asetet dixhitale kanë vuajtur veçanërisht ditët e fundit për shkak të shitjeve më të gjera të teknologjisë, kërcënimeve në rritje rregullatore dhe shqetësimeve për shtrëngimin e politikës monetare të SHBA.

Rregullatorët në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë dhe Singapor propozuan këtë javë rregulla shtrënguese për promovimin e kriptomonedhave për investitorët e papërvojë, ndërsa banka qendrore e Rusisë të enjten propozoi një ndalim total të kriptomovalutave. /Telegrafi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara