Reshitaj tregon nëse është e gatshme të udhëheq me komunën, paralajmëron largimin nga AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shumë shpejt mund të mbetet pa një prej figurave kryesore, rishtazi.

Deputetja Albena Reshitaj ka paralajmëruar largimin nga ky subjekt, në rast se nga AAK-ja do të vazhdojnë ta injorojnë atë nga mbledhitë partiake, siç po veprojnë aktualisht.

Që të mos ndodh kjo, në një intervistë për portalin “Front Online”, ajo tha se pret reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj.

“Nëse më injorojnë mua, injorojnë reformat brenda partisë. Sepse një mendim ndryshe, brenda për brenda, është i domosdoshëm. Vazhdoj të besoj që reformat politike i nevojitën edhe AAK-së. Unë jam pjesë e reformës, varet se si e shohin ata. Pres reflektimin e liderit, Ramush Haradinaj. Nuk ndihem e injoruar, derisa kam vepruar drejt. Nëse nuk e shohin si pjesë të mundësisë për të kontribuar brenda subjektit politik, normalisht që më duhet të mendoj për të ardhmën time politike”, u shpreh Reshitaj për “Front Online”.

Reshitaj tha se e ndjen vetën të gatshme të garojë për postin e kryetares të ndonjë komune, por që pavarësisht kësaj jo në rrethanat aktuale politike.

“Nuk është qe nuk e ndjej vetën të gatshme për të udhëheq një komune, por jo në këto rrethana jo qëllimmirë. Mund të jem pjesë e një kandidature të tillë, por jo duke shfrytëzuar pazare të tilla politike”, theksoi ajo për “Front Online”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara