Rregullimi i sektorit të ndërtimit për qytetarë dhe ndërtues – fokus i kandidatit Arben Gega

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Arben Gega, ka prezantuar pikat e fokusit të tij për sektorin e ndërtimit, duke theksuar se përvoja e tij profesionale si ndërtues do të jetë bazë e angazhimit të tij në Kuvendin e Kosovës.

Gega njihet si një nga ndërtuesit më të mëdhenj në Suharekë dhe në Prishtinë, me një aktivitet të gjatë në këtë sektor, çka, sipas tij, i jep njohuri të drejtpërdrejta për problemet dhe sfidat që përballen qytetarët, punëtorët dhe ndërtuesit.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, ai ka deklaruar se si deputet do të angazhohet për fuqizimin e komunave me qëllim që pranimet teknike të objekteve të përfundojnë pa vonesa dhe bllokada të panevojshme, duke i çuar qytetarëve fletat poseduese në dorë.

Po ashtu, Gega ka theksuar nevojën për rritjen e inspektorëve të punës, në mënyrë që punëtorët e ndërtimit të kenë më shumë siguri dhe mbrojtje në vendin e punës.

Gega ka paralajmëruar edhe iniciativën për dixhitalizimin e plotë të procesit të lejeve të ndërtimit në gjithë vendin, duke kërkuar një sistem të unifikuar për të gjitha komunat, “jo disa po e disa jo”.

“Do të jem deputeti më i zëshëm që qytetarët të kenë fleta poseduese, punëtorët siguri dhe ndërtuesit rregull e barazi,” ka deklaruar Gega, duke shtuar se sektori i ndërtimit ka nevojë për rregull, përgjegjësi dhe barazi për të gjithë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara