Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rreth 4 mijë fletëvotime me shenja te numrat e kandidatëve u gjetën në qendrat e votimit në Rahovec

Rreth 4 mijë fletëvotime me shenja të dukshme te numrat e kandidatëve janë gjetur në qendrat e votimit në Rahovec.

Sakip Kryeziu, menaxher i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini”, konfirmoi se këto fletëvotime janë lënë anash dhe se për momentin po shfrytëzohen ato që janë të pastra.

Menaxheri i qendrës së votimit në shkollën “Isa Boletini” në Rahovec ka dhënë detaje për problemin me fletëvotimet, në të cilat janë hasur shenja të dukshme në numrat e fletëvotimit.

Ai ka thënë se pas hapjes së vendvotimeve, në qendrën në fjalë, kryesuesit kanë njoftuar se në disa fletëvotime ka pika të verdha te numri 63 dhe 64.

Menaxheri i kësaj qendre ka thënë se gjithsej bëhet fjalë për 4 mijë fletëvotime të tilla, të cilat janë me shenja te numrat.

“Këtu te ne janë 11 vendvotime, nga të gjitha këto shenja dhe fletë që i kemi grumbulluar, janë gjithsejtë 4 mijë”, ka thënë ai për T7.

Sipas tij, ky problem është në kuadër të printimit, meqë është një seri fletëvotimesh dhe s’mund të jenë pika të bëra nga dikush me dorë.

“Shihet që është punë serike, me siguri gjatë printimit. S’ka mundësi të jetë me dorë. Por është shqetësim, i falënderojmë secilin kryesues që kanë marrë informata me kohë”, ka thënë ky menaxher.

“Për momentin janë vetëm fletëvotime të pastra, e vazhdojmë punën”, ka shtuar ai.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara