Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Rritet numri, afro 300 pacientë të dyshuar për COVID-19 po trajtohen në spitalet kosovare

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës 272 persona janë në trajtim mjekësor si të dyshuar për COVID-19. Nga ta, 171 persona tashmë janë të konfirmuar me koronavirus dhe janë të shtrirë në Klinika, shkruan Express.

 Nga kjo shifër, tetë pacientë janë në respirator, 20 të tjerë në CPAP si dhe 169 pacientë gjenden në oksigjeno-terapi.

E Kosovës të martën i janë​ shtuar 197 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 1.018 mostrave.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar tri viktima.

Sipas të dhënave të këtij Instituti të martën janë regjistruar edhe 48 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 2.478.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 18.345 të prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Prej tyre 669 pacientë kanë vdekur.

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë kërkuar nga qytetarët që të kenë më shumë disiplinë në respektimin e masave kundër COVID-19, që të përjashtohet mundësia e karantinës.Express

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara