Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Sa duhet të zgjatë seksi që gruaja të përjetojë kënaqësi maksimale?

Se sa duhet të zgjatë seksi është pyetje që rrallëherë merr përgjigje adekuate, e sidomos kur është fjala për atë se sa duhet të zgjatë seksi që gratë të kënaqen në maksimum.

Një studim nga Journal of Sexual Medicine kishte zbuluar se periudha mesatare e marrëdhënieve seksuale është diku 5.4 minuta. Por, a është e vërtetë kjo?

Një studim tjetër tregon se gjatësia mesatare e seksit është rreth 7.5 minuta, sipas Rachel Hills, autore e The Sex Myth.  (Fatkeqësisht dy studimet kanë marrë parasysh vetëm të dhënat e çifteve heteroseksuale, prandaj nuk janë krejtësisht të kompletuara.)

Gjithashtu duhet të ceket se statistikat nuk e kanë përfshi paralojën, e cila është kruciale për kënaqësinë seksuale.

Një studim i vitit i publikuar në Journal of Sex Research ka zbuluar se pjesëmarrësit më së shumti ishin kënaqur me 11-13 minuta paralojë, të ndjekur më pas me 7-8 minuta marrëdhënie seksuale.

Kjo është gjë e mirë, por jo aq sa pjesëmarrësit kishin dashur: dyfishin e kohës për seks! Prandaj, ndoshta është që gratë preferojnë më shumë minuta paralojë dhe pastaj 14-16 minuta seks në shtrat.

A tingëllon kjo si diçka që mund të bëhet? Patjetër që po!

Megjithatë, cili është çelësi për seks më të gjatë? Terapisti i seksit dhe terapisti i licencuar familjar dhe martesor, Ian Kerner, autor i She Comes First, thotë se paraloja është përgjigja për seks më të gjatë, transmeton Telegrafi. 

“Gjithmonë i inkurajoj çiftet të shpenzojnë më shumë kohë në paralojë sesa në seks”, ka thënë ai për SELF.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara