Sadri Asllanaj kandidon për Asamblenë Komunale të Suharekës nga radhët e LDK-së

Sadri Asllanaj, familjar i ish-kryetarit të Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ai thekson se rrënjët e tij politike janë të lidhura ngushtë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, jo vetëm si zgjedhje personale, por si pjesë e një tradite familjare të trashëguar me krenari. Sipas tij, nga xhaxhai i tij ka mësuar se politika është mbi të gjitha shërbim dhe përkushtim ndaj qytetarëve.

“Vendimi im për të kandiduar nuk është për të nisur një rrugëtim të ri, por për të vazhduar një mision të filluar shumë vite më parë – misionin për një Suharekë më të zhvilluar. Më 12 tetor ju ftoj të më jepni besimin tuaj që ta vazhdojmë këtë rrugë së bashku”, ka deklaruar Asllanaj.

Ai garon me numrin 18 në listën e LDK-së për Asamblenë Komunale të Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara