Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Samadraxhë: Burri keqtrajton gruan e tij shurdhmemece, ajo lëndon veten që të ‘shpëtojë’ dhe të ikë

Numri i rasteve të dhunës ndaj vajzave dhe grave ka kohë që ka kaluar në shifra alarmante. Çdo ditë në Polici raportohen raste kur ato keqtrajtohen kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe anëtarët tjerë të familjes.

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur së fundi në fshatin Smadraxh të komunës së Suharekës, ku viktimë është një grua shurdhmemece.

Burimet kanë bërë me dije se burri ka deklaruar se ka probleme me bashkëshorten e tij, e cila më pas është intervistuar nga Policia në prezencën e interpretuesit të gjuhës së shkronjave dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.

22-vjeçarja ka bërë të ditur se bashkëshorti i saj e keqtrajton fizikisht dhe e njëjta ka prerë veten në fytyrë me një copë xhami në mënyrë që të dalë nga shtëpia dhe të denoncojë rastin në organet e rendit.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ndaj tij është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa viktima bashkë me fëmijët e mitur kanë shkuar të jetojnë te familja e saj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara