Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

SBASHK-u merr vendim, tregon a do të mbahet mësim të shtunave

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit se po vazhdojnë ta godasin SBASHK-un, në vend se të dërgojnë  mesazhe urimi.

Kreu i SBAShKU-t,  tha se nuk do të zëvendësohen orët e humbura të shtunën, ashtu siç  thonë edhe prindërit, sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit për orët e humbura në grevë.

“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë, duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci e cila nuk respektoi marrëveshjen e lidhur mes SBASHK-ut dhe MASHT-it më 22 janar, 2021, dhe neni 34, pika 8, e cila thotë qartazi: ‘orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje të veçantë’”, tha Jasharaj.“SBASHK është obligativ ta respektojë kontratën”, tha Jasharaj.

Ai porositi ministren e Arsimit Nagavci le ti lë inatet dhe të ulet e bashkëbisedoi me SBASHK-un.

Derisa ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci kishte marr vendim që të shtunën me 15 tetor të mbahet mësim për t’i zëvendësuar orët e humbura si pasojë e grevës në shtator.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara