Sekretari amerikan i Shtetit kërkon njohje reciproke Kosovë – Serbi

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në emër të Qeverisë së SHBA, ka uruar  qytetarët e Serbisë për Ditën e shtetësisë dhe njëkohësisht ka përsëritur qëndrimin e Presidentit Biden për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që synon njohjen e ndërsjellë.

“Departamenti i Shtetit mirëpret përpjekjet që çojnë në krijimin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën dhe arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen e ndërsjellë do të kërkojë fleksibilitet dhe një gatishmëri për kompromis nga të dy palët”, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit në një deklaratë zyrtare në ditën e shtetësisë serbe.

Siç raportojnë mediat serbe, Blinken ka përkujtuar se sivjet shënohet 140 vjetori i marrëdhënieve zyrtare diplomatike midis dy vendeve.

Kërekesa e sekretarit Brinken vjen pas letrës që Presidenti amerikan, Joseph Biden, në një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjithashtu me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, ka kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes  Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhej në letrën e Biden.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara