Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Selmanaj i LDK-së: Në mediat e huaja dyshohet se fushata e Kurtit është financuar nga kompania sllovene “GEN”

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka hedhur disa dyshime midis marrëdhënies mes ambasadorit Martin Berishaj dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Duke thënë se në mediat sllovene e ato kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë, përmes Ambasadorit Berishaj

‘’ Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.

Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj’’, ka shkruar deputeti.

Postimi i plotë:

Herë mediet sllovene e herë ato kroate në ballinat e tyre e kanë ambasadorin Martin Berishaj dhe Kryeministrin Albin Kurti. Jo për ndonjë lajm të mirë, por aty hidhen dyshime se përmes ambasadorit Berishaj, është financuar fushata elektorale e Albin Kurtit, nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë e Tiranë.

Përkundër që vendet mike i kanë hy një hetimi dhe hulumtimi mbi këtë aferë ballkanike, Presidentja dhe Kryeministri sillen sikur nuk po ndodh asgjë.

Mos u befasoni kur ta kuptoni se këta që shiten si ç’kapësit e shtetit janë pikërisht ngulfatësit e egër të saj!

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara