Selmanaj: SHIK’u organizatë parapolitike, Specialja do t’i zbardhë vrasjet e 100 zyrtarëve të LDK’së

sh-deputeti i LDK’së tani Zëvendëskryeministër, Driton Selmanaj, e kishte lidhur SHIK’un e Kadri Veselit me vrasjet politike që kanë ndodhur në Kosovë.

Selmanaj, në një deklaratë për TV Dukagjini në janar të këtij viti, kishte  thënë se SHIK’u ka qenë organizatë parapolitike që askush në Kosovë nuk ia ka pa hairin.

“SHIK’ut nuk ia ka pa hairin askush në asnjë element e për të cilën ka me fol Gjykata Speciale se kush na i ka vra më shumë se 100 njerëz të LDK’së”, kishte thënë Selamanj, në atë kohë deputet i Parlamentit.

Driton Selamanaj ka pasur probleme së fundmi me zyrtarët e Vetëvendosjes për shkak të një deklarate që kishte dhënë në Pressing ku kishte folur për temën e krimeve të luftës. VV ka kërkuar shkarkimin e Selmanajt derisa Avdullah Hoti ka kërkuar falje në emër të tij. Edhe Selmanaj ka kërkuar falje për atë deklaratë dhe ka thënë se është keqinterpretuar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara